SHBA, Perry: Do fitoj e do të mund Obamën

“Do të fitojë garën elektorale dhe do të mund Barack Obamën”. Kështu është shprehur guvernatori amerikan, Rick Perry në një konferencë për shtyp me fansat e tij, pak minuta para se të shpallte zyrtarisht kandidaturën e tij për në Shtëpinë e Bardhë.
61-vjeçari Perry, ultra-konvservatorist, publikon sfidën e tij i shoqëruar nga favorizimet e sondazheve. Sipas të dhënave të fundit, para fillimit të fushatës elektorale, ai ndodhej vetëm dy vende poshtë Mitt Romney, deri më tani kandidat favorizues për të sfiduar Obamë në zgjedhjet e ardhshme.