E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, Bibloteka Kombëtare blen dorëshkrimet e Kazanovas

FRANCE- Zyrtarët e Bibliotekës Kombëtare të Francës paraqitën një ditë më parë një dorëshkrim prej 3,700 faqesh të një prej veprave më të mëdha të letërsisë së shekullit të 18-të, 'Historia e jetës sime' shkruar nga Xhakomo Kazanova. "Dorëshkrimet Kazanova janë blerja më e rëndësishme e bërë ndonjëherë nga kjo bibliotekë. Ato u blenë me një çmim prej 7 milions Euro. Kjo është padyshim një ngjarje e madhe në aspektin kulturor e trashëgues" tha kreu i Bibliotekës Kombëtare Franceze, Bruno Rasin.
Dashnori i njohur venecian nisi të shkruante kujtimet e tij ndërsa punonte në një bibliotekë në vitin 1789 e më pas vazhdoi t’i ndryshonte ato deri në fund të jetës. "Ky është një ndër tekstet më të publikuar në botë pasi është publikuar disa qindra herë, por me përjashtim të dy botimeve të fundit, ata kanë qenë gjithë të saktë, të thjeshtë, ose të falsifikuar. Ndaj për ne është me rëndësi përcaktimi i origjinalitetit të këtij dorëshkrimi", shtoi Racin.
Në faqet e zverdhura nga koha të dorëshkrimit dashnori i mirënjohur italian përshkruan aventurat e tij sentimentale në vitet që i paraprinë vdekjes në vitin 1798. "Bëhet fjalë për Europën e shekullit të 18-të e cila në sytë tanë është e njohur më së shumti përmes personazhesh të tillë si Volter, Katerina e Dytë, Frederiku i Prusisë, etj" tha Rasin.
Biblioteka pagoi shtatë milion Euro per këtë dorëshkrimi i cili i mbijetoi bombardimit të Lajpcig në fund të Luftës së Dytë Botërore. "Gjatë Luftës së Dytë Botërore Lajpcigu u bombardua por kutitë me dorëshkrimin u gjetën në bodrumin e bankës ku ishin vendosur për tu ruajtur. Në atë kohë të gjithë u prekën pa masë nga gjetja e këtij dorëshkrimi, madje edhe vetë çërçilli pyeti nëse i kishte mbijetuar bombardimeve", tha Mari-Lor Prevost, kuratorja e bibliotekës. "Kur dorëshkrimi u publikua mendohej se ishte shkruar nga një personazh si Stendhal pasi Casanova ishte një figurë tepër mitike në atë kohë", shtoi Prevost.
Blerja u financia nga një dhurues privat. Dorëshkrimi, i paketuar në 12 kuti, i cili mendohej se ishte zhdukur, u gjet në pranverën e vitit 1945. Më pas u zbulua se ishte transferuar në në kasafortë pak ditë para bombardimeve duke i mbijetuar shkatërrimit të qytetit.

(s.t/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›