E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët protestë para kryeministrisë, tensionohet situata

TIRANË-Minatorët kanë nisur sërish protestat në Tiranë, duke kërkuar më shumë të drejta ku përfshihet edhe statusi i minatorit. Protesta nisi sot në mesditë para godinës së kryeministrisë dhe po zhvillohet plot tension. Policia nderkaq ka rrethuar godinen e qeverise, ku disa minatore dhe jane konfrontuar me efektivet blu.

Gjate protestes kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri duke folur para minatoreve me nje autoporlant ka bere thirrje se sot eshte dita vendimtare kur minatorit do ti plotesohen kerkesat. Xibri mandej ka kërkuar një takim me kryeministrin Sali Berisha për të parashtruar kërkesat e tyre. 
Kreu i shoqates se minatoreve ka akuzuar qeverinë se ka qëndruar indiferente ndaj kërkesave të tyre. “Kërkojmë me urgjencë miratimin e statusit të minatorit. Sali Berisha të mbledhë sot qeverinë dhe ta miratojë”, tha Xibri për mediat. Minatorët kanë kërkuar edhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Në mbështetje të minatorëve ka dalë edhe kreu i Konfederatës së Sindikatave.
Kërkesa për takim me kryeministrin është kërkuar më këmbëngulm nga minatorët të cilët kanë kërcënuar se i kanë lënë afat Berishës deri në orën 12:55 minuta.
Ndërkaq kanë nisur përforcimet me polici rreth godinës kryeministrore. Institucioni është rrethuar me 4 kordona policie ndërsa efektiva janë vendosur dhe në tarracen e godinës së qeverisë. Disa minatore nuk jane dnalur dhe jane konfrontuar me policine. Nuk ka te lenduar mes paleve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›