''Der Spiegel'': Rreth 25 miliardë euro për Greqinë
BERLIN - Ministria gjermane e Financave deklaroi se vendet të cilat kanë në përdorim monedhën euro do të bashkëpunojnë për t'i siguruar Greqisë një fond ndihme financiare prej 20-25 miliardë eurosh, njoftoi sot e përjavshmja gjermane ''Der Spiegel''.
Duke cituar ''shqyrtimet fillestare të situatës'' të realizuara nga ministria, ''Der Spiegel'' njoftoi se përqindja e ndihmës financiare që çdo vend do të duhet të sigurojë për Greqinë do të përllogaritet në bazë të proporcionit të kapitalit që secili vend ka në Bankën Qendrore Evropiane(BQE).
Ndërkohë që Ministri gjermane i Financave nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm në lidhje me njoftimin.
(d.b/BalkanWeb)