E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda 2013-s demontohen të gjitha municionet e vjetra

Duke bërë të ditura shifrat e cituata, zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, tha se ministria që ai drejton është e angazhuar për shkatërrimin e këtyre armëve, teksa nënvizoi se procesi po ecën me ritme të shpejta.

Sipas tij, sasia e asgjësuar në vitin 2010 është 2 deri 3 herë më e madhe se ajo e asgjësuar në vitin 2009.

Zëvendësministri Spahiu theksoi se gjatë procesit të demontimit nuk është shënuar asnjë incident falë përkushtimit të personelit të angazhuar. Procesi i demilitarizimit të municioneve luftarake realizohet ne uzina ushtarake, poligone te miratuara me ligj dhe nga personel i kualifikuar dhe certifikuar. Ndërkohe që janë shtuar kapacitetet e demontimit në uzina.

Sasia e municionit të tepert në Forcat tona të Armatosura llogaritet në rreth 70 mijë tonë. Procesi i demontimit të armëve ka nisur disa vite më parë në kuadër të anëtarësimit në NATO. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-07 15:45
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›