E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Raporti i Martit nuk pengon njohjet e Kosovës

Në një konferencë për shtyp për këtë arsye, Haxhinasto foli edhe për raportin e Dik Martit.

 "Procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe statusi i saj i pavarur është i pandalshëm dhe raporti i reporterit të Këshillit të Evropës Dick Martim mund të ngadalësojë procesin e njohjeve të saj, por nuk mund ta pengojë atë", deklaroi Haxhinasto. Sipas tij, raporti në fjalë është i pa bazë dhe aksion i koordinuar kundër Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare.

Ai shtoi se njohjet e mëtejshme të pavarësisë së shtetit kosovar do jenë përgjigja më e merituar ndaj këtij raporti dhe fushate të ngritur kundër shtetit më të ri në Evropë. Më tej, kryediplomati tha se qeveria shqiptare në bashkëpunim me Parlamenti kanë përgatitur qëndrimin e tyre kundër këtij raporti. "Shqipëria ka ofruar të gjithë mundësitë dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen, që institucionet ndërkombëtare që lidhen me hetimin e çështjeve dhe pretendimet e ngritura në raport, të hetojnë dhe të jepet përgjigje përfundimtare", nënvizoi Haxhinasto. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-07 15:47
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›