E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat grabisin 40 mije leke

Tirane- Nje qender lojerash fati eshte grabitur ne oret e para te mengjesit te djeshem, nga maskat. Dy persona te armatosur mesohet se nen kercenimin e armeve kane hyre ne ambientet e lokalit "Ateks", ku i kane marre punonjesit te turnit nje shume prej 40 mije lekesh, si dhe nje telefon celular. Policia e kryeqytetit ka nisur veprimet hetimore ne lidhje me kete ngjarje. Ne momentin e grabitjes, mesohet se nuk ka pasur persona ne ambientet e lokalit. Sipas hetimeve te para dyshohet se maskat jane ndihmuar nga persona te tjere, te cilet i prisnin afer vendit te ngjarjes me nje automjet, me te cilin edhe jane larguar ne drejtim te paditur.

Ngjarja

Dy persona te armatosur dhe te maskuar rreth ores 03:35 kane hyre ne ambientet e lokalit lojera fati "Ateks", ne bulevardin "Zogu i Pare", qe ndodhet ne pronesi te shtetasit Dede Prenga. Mesohet se maskat nen kercenimin e armeve, i kane kerkuar punonjesit Altin Shima leket qe kishte ne arke. Mesohet se Shimes i jane marre rreth 40 mije leke, te cilat dyshohet te jene xhiroja e mbasdites. Po ashtu dy autoret ende te paidentifikuar, kane grabitur edhe nje telefon celular, te cilin Shima e kishte me vete. Sipas burimeve nga policia pas ketij veprimi autoret e kesaj ngjarjeje jane larguar menjehere me vrap. Dyshohet se keta te fundit kane hyre neper rrugicat e lagjes, ku dyshohet se i priste nje automjet. Efektivat e Komisariatit numer 3 ne kryeqytet, kane shkuar menjehere ne vendngjarje ku kane kryer te gjitha veprimet e para hetimore.

Hetimet

Mesohet se punonjesi i lokalit te lojerave te fatit, Altin Shima eshte marre ne pyetje nga ana e policise, ku edhe ka treguar rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja. Sipas deklarimeve te tij persona te maskuar i kane kerkuar shumen e lekeve qe kishte me vete, duke i drejtuar nje arme tip pistolete. Me pas autoret e kesaj ngjarjeje jane larguar me vrap. Mesohet se per te zbardhur detaje policia ka sekuestruar te gjitha kasetat filmike te kamerave, qe ishin vendosur ne ambientet e lokalit "Ateks". Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarje, si dhe po punohet per identifikimin me qellim arrestimi te personave, te cilet kane kryer grabitjen.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›