E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja Kryetarja e Kuvendit Topi shkeli Kushtetuten

Rikthehen perplasjet mes Kuvendit dhe Presidences lidhur me emerimet ne Gjykaten Kushtetuese. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kujtoi dje se kane kaluar plot 4 muaj nga mbarimi i mandatit te kryetarit te Gjykates Kushtetuese por ende Presidenca nuk ka sjelle nje propozim per zevendesuesin e Vladimir Kristos. Topalli solli ne vemendje edhe angazhimin e mazhorances per te thirrur Kuvendin ne nje seance te jashtezakonshme pa filluar sesioni i ri parlamentar ne menyre qe te plotesohej vendi vakant i kreut te saj. Lidhur me kandidaturat e reja te dekretuara nga Topi ajo tha se kane mberritur tashme ne Komisionin e Ligjeve i cili do te miratoje edhe kalendarin e punes. Dekretet i kane kaluar Komisionit te Ligjeve. Mazhoranca eshte shprehur e gatshme edhe gjate pushimeve per te mbledhur edhe nje seance te jashtezakonshme po te vinte dhe emri i kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Sic e dini edhe ju prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma. Nderkohe emra te tjere kane kaluar ne kalendarin e Komisionit te Ligjeve dhe shqyrtimi do te behet sipas procedures se re nje procedure qe ka shenuar nje progres te jashtezakonshem per te bere nje skaner te te gjithe emrave dhe per te bere transparencen me te madhe ne te gjithe historine dhe ne te gjitha vendimet qe jane marre - theksoi Kryeparlamentarja. Debati mes ketyre institucioneve per zgjedhjen e kreut te ri Gjykates Kushtetuese perfshiu per jave me radhe politiken por dhe ekspertet ligjore. Ata akuzuan kreun e shtetit se shkeli Kushtetuten lidhur me afatin e emerimit te kreut te ri te kesaj gjykate. Madje ata kane deklaruar se kjo procedure mund te kishte nisur edhe pa perfunduar mandati i kryetarit per te menjanuar kete vakance te pajustifikuar ne nje institucion te rendesishem sic eshte Gjykata Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›