Rrëzohet kërkesa e Agim Llupos për të dalë nga burgu
Share
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e gardistit Agim Llupo, i akuzuar për vrasjet gjatë demonstratës së 21 janarit, për të dalë nga burgu. Llupo kishte kërkuar nga ana e gjykatës daljen nga burgu, me arsyen se kanë përfunduar afatet e paraburgimit.
Vetë ish-gardisti Llupo ka deklaruar në seancën gjyqësore se askush nuk ka kryer hetime ndaj tij dhe nuk është marrë në pyetje për një vit rresht.
Vetëm dy ditë më parë, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e hetimeve për Llupon edhe për tre muaj të tjerë, ndërkohë që ish kreun e Gardës, Ndrea Prendin, e la në shtëpi.