E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda shtëpisë së vrasësit belg (FOTO)

Share

Në fotot poshtë mund të shihet arsenali i armëve që është gjetur në shtëpinë e Nordine Amranit, personi që vrau katër persona dhe plagosi 125 të tjerë të martën në Liezh të Belgjikës. Arsenali, ku përfshihen edhe dy granatahedhëse, u zbulua gjatë një aksioni në tetor të vitit 2007. Mes tyre kishte edhe armë shumë të fuqishme si dhe shumë municion. Policia zbuloi edhe një punishte kanabisi me 2800 rrënjë.

Por tani nën akuzë është sistemi thellësisht liberal i drejtësisë belge. Amrani, një person me origjinë marokene, ishte burgosur në vitin 2007, por doli në vitin 2010 në lirim me kusht, tre vite përpara se të përfundonte dënimin. Po ashtu, hetimet kanë nisur se përse ai nuk ishte nën mbikëqyrje gjatë kësaj kohe.

Avokati i Amranit tha se ai e kishte kryer sulmin se druhej se do e dërgonin sërish në burg për një krim seksual.

32 vjeçari, që kishte në plan të martohej me të dashurën e tij, përdori granata dhe një pushkë gjysmë-automatike në sulmin e tij. Më pas i ktheu pistoletën vetes.

Mes viktimave të tij ishte edhe pastruesja e pallatit ku banonte, të cilën e kishte vrarë pranë shtëpisë së tij, përpara se të nisej për të kryer masakrën ku humbi jetën dhe një bebe 17 muajshe.

Avokati i tij tha se ai akuzohej për ngacmim seksual të një vajze dhe kishte shumë frikë se nëse do dënohej për këtë krim, do përfundonte në burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›