Ish- presidenti francez, Zhak Shirak shpallet fajtor për korrupsion
-Por nuk ishte në sallën e gjyqit sepse është i sëmurë
Një gjykatë franceze ka vendosur të dënojë ish- presidentin e Francës, Zhak Shirak për devijim të fondeve publike dhe për abuzim me besimin publik.
BBC raporton se zoti Shirak, 79 vjeç, nuk ishte në gjykatë të dëgjonte vendimin për shkak se është i sëmurë.
Shirak ka qenë president nga viti 1995-2007, por ai doli në gjyq për akuza që datojnë në periudhën kur ai ishte kryebashkiak i Parisit.
Ai është akuzuar se ka paguar anëtarët e partisë së tij për punë në bashki, të cilat nuk ekzistonin.
Zoti Shirak, kryebashkiak i Parisit nga vitin 1977 deri në vitin 1995, është i pari ish- president që dënohet që prej Marshallit Filip Pëte, lider i regjimit të Vishisë gjatë periudhës së luftës. Ai u gjet fajtor për bashkëpunim me nazistët.