Arben Malaj: Kandidatura e Nanos për president është e parakohshme
Deklarata e Fatos Nanos se do të kërkojë të zgjidhet president vitin e ardhshëm, ka ngjallur reagime të shumta ditët e fundit. Më i fundit është ai i deputetit socialist, Arben Malaj, që ka deklaruar se kjo kandidaturë, ashtu si çdo kandidaturë tjetër, është e parakohshme.
Sipas Malajt, angazhimet dhe shqetësimet e politikës shqiptare, për momentin duhet të fokusohen tek ekonomia dhe integrimi.
Se pari, mendoj se është akoma shpejt që politika shqiptare te devijoje fokusin per reformat ekonomike dhe integruese, ne debatin per kandidatet per presidentin e ardhshem te vendit. Eshte e qarte qe ky moment ka nje rendesi te veçante per te zbutur ambjentin politik apo per ta rikthyer ate ne qendrime bllokuese apo radikale. Nga menyra se si maxhoranca dhe opozita do te zgjidhin kete problem, do te percaktohet maturia e klases politike ne teresi, duke ndikuar edhe ne zgjedhjet e 2013-es.
Se dyti, ne vleresimin tim, intervista e Nanos nuk synonte te hapte apo nxiste nje grindje te re ne politiken shqiptare dhe aq me pak ne PS. Ne kete kendveshtrim, si dhe duke marre parasysh kohen tejet te mjaftueshme ne dispozicion, do te jete jo efektive politikisht qe te perfshihemi ne debate publike te motivuara nga parapelqimet apo hatermbetjet e se shkuares per diçka qe pret.
Se treti, kontributet pozitive te Nanos ne kete tranzicion te veshtire jane evidente, ka shkruar Malaj në adresën e tij në Facebook.
Një ditë më parë, dy figura të rëndësishme të PS-së, Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle, u shprehën kundër kandidaturës së Nanos për president. I vetmi që është shprehur pro nga socialistët deri më tani për Nanon, ka qenë Andis Harasani.