E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, Beçiroviç: Mirëpresim hapjen e ambasadës

TIRANË- Presidenti Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me Kryesuesin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beçiroviç.

Gjatë takimit, krahas vlerësimit të marrëdhënieve të mira dhe domosdoshmërisë së thellimit të tyre, Topi nënëvizoi se do të mirëprisnim edhe hapjen e Ambasadës së Bosnje-Hercegovinës në Tiranë, çka do të ndikonte në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kreu i shtetit shqiptar, shprehu interesin e palës shqiptare për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në të dy vendet mike.

Kjo do të jepte një impakt të menjëhershëm në rritjen e nivelit të bashkëpunimit të gjithanshëm, e sidomos atij ekonomiko-tregtar, si dhe do të ndikonte në afrimin e mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe njohjen e kulturave të dy vendeve, – u shpreh Presidenti, duke theksuar se bashkësia bosnjake, e respektuar dhe e mirëintegruar në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim duke shërbyer si një urë solide komunikimi me dy popujve dhe vendeve tona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›