E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenda tetorit priten zgjedhje të reja në njësitë vendore, krerët e të cilëve kanë marrë mandatin e deputetit

Fitorja e mandatit të deputetit nga disa krerë të bashkive dhe komunave në 28 qershor, do të fusë në zgjedhjeve të pjesshme dhe parakohshme vendore, tre qarqe. Konkretisht, qarkun e Shkodrës, Beratit dhe Tiranës. Bëhet fjalë për bashkinë e Fushe-Arrezit, pas zgjedhjes së Ndue Palucës, deputet, Bashkinë e Klosit, ku kryetari Bedri Hoxha siguroi mandatin, ne Komunen e Otllakut, pasi kryetari i saj, Lefter Maliqi, eshte i treti ne listen e deputeteve te PD-se ne kete qark. Në zgjedhje do të futet edhe minibashkia numer 10 në kryeqytet, pas fitores së Gerti Bogdanit, si i katerti ne listen e deputeteve te selise blu. Do të jetë presidenti ai që do të caktojë datën e sfidës së re elektorale, që sipas kodit zgjedhor duhet të jetë, jo me pare se 30 dite dhe jo me vone se 45 dite nga data e njoftimit te nderprerjes se mandatit. Sipas kësaj linje zgjedhjet, pritet te zhvillohen deri ne mes te muajit tetor. Por një problem tjetër i dalë nga përfshirja në listat e deputetëve të drejtuesve vendorë, ishte edhe ai rrezikimit të mandateve të fituara nëse nuk është dhënë dorëheqja deri ne momentin kur u miratua lista shumemerore e subjekteve politike. Do të jetë këshilli i rregullores se mandateve dhe imuniteteve menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të ri, ai që do të vlerësojë vlefshmërinë mandatit të këtyre personave. Por megjithatë nje pjese e kandidateve qe kishin detyre ne administrate dhane doreheqjen, kryesisht prefektet. Edhe ne zgjedhjet lokale te vitit 2005 u paraqit nje fenomen i tille.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›