Edi Rama, në merak për të lehtësuar veprën kriminale të Dritan Dajtit
Partia Demokratike ka përsëritur dje se forca e ligjit do të shembë perandorinë e krimit, të financuar nga kryesocialisti mandatprerë dhe se s’mund të tolerohen strukturat kriminale që kishin bërë pasuri, duke marrë leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës, apo duke përdorur makinën e tij propagandistike
TIRANE – Partia Demokratike bëri përgjegjës dje mandat prerin ylberist Edvin Rama, se ka ndihmuar një seri bandash kriminale, me lejet e ndërtimit, ndërkohë që së fundmi, po kujdeset në mënyrë të veçantë, që të lehtësojë veprën e krimit të një prej kriminelëve më të rrezikshëm në rajon dhe më gjerë, vrasësin Dritan Dajti. Selia e PD-së reagoi ashpër ndaj një pseudo-deklarate të Partisë Socialiste, që për të disatën herë nga diktati i Edvinit, në mënyrë të turpshme, përpiqet të konfirmohet si forcë faktorizuese - pavarësisht se është humbëse - duke shpifur dhe trilluar çështje nga më të rëndomtat dhe jashtë çdo lloj standardi. Partia Socialiste deklaroi dje se qeveria liroi para zgjedhjeve persona të inkriminuar në skena krimi të dorës së parë, në javët e fushatës, por përpos kësaj deklarate të pabesueshme, opinioni publik është i vetëdijshëm se kjo qeveri i ka prangosur kapobandat e Edvinit dhe Artës dhe jo më të lirojë nga burgu. I përfshirë në mënyrë direkt në pazare dhe raporte kriminale, me disa nga kapobandat më të rrezikshëm në rajon, bashkë me disa deputetë të së majtës politike në vend, mandatpreri Edvin Rama, në kushtet e dështimeve profesionale, të vetmen kartë të pisët, për të luajtur aktin final, ka hedhjen e akuzave ndaj qeverisë, se pse arreston dhe vë para drejtësisë miqtë e tij dhe të Artës. Nëpërmjet një komunikimi për shtyp, Partia Demokratike, u shpreh se Edi Rama - një nga bastardët e nomenklaturës hoxhiste - shpalli të rënët në krye të detyrës, si viktimat e korrupsionit, ndërsa po mundohet t’i lehtësojë veprën kriminale, killerit Dritan Dajti. “Aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës së 4 inspektorëve të policisë, Edi Rama me moralin e tij më të ulët, pa prishur pushimet e tij u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike. Njeriu që ushqen shpirtin me humbjen e jetës së të tjerëve, që nuk ka asnjë kod moral e që nuk lënë asnjë rast të vetëm pa dhunuar kodim më të lashtë e më të paprekshëm të këtij kombi, kodin e vdekjes. Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktimat e korrupsionit dhe jo të rënë nga akti terrorist i Dritan Dajtit dhe që nga dita e premte e deri më sot çdo ditë nxjerr në konferenca shtypi duke shpifur dhe trilluar monstruozitete që vetëm mendja e tij mund të krijojë”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike. Ajo u shpreh se PD nuk ka dashur të reagojë ndaj serialit makabër mediatik në respekt të të rënëve, por nuk mundi të heshtë më gjatë ndaj deklaratave të këtij humbësi pa moral që ju dhunon dhe përdhos shqiptarëve, ditën e zisë, në vend që të kryejë detyrimet më elementare që zija kombëtare imponon për çdo njëri të qytetëruar. “Edi Rama më qëndrimet e tij nuk bën gjë tjëtër veçse përpiqet të lehtësojë veprën kriminale të Dritan Dajtit. Ne i themi këtij humbësi të pashpresë se qëndrimi ynë ka qënë dhe do mbetet ‘zero tolerancë’ ndaj krimit të organizuar dhe ne, këtë platformë i’a kemi rezervuar dhe Aldo Bareve, Nehat Kullave, Indrit Dokleve, Lul Berishave, Dritan Dajtëve dhe ndaj cilit do kryebanditi pavarësisht nga lidhjet që ti ke”, deklaroi më tej zëdhënësja e selisë së PD-ës. Gjithashtu, Partia Demokratike, u shpreh se me gërshërët dhe forcën e ligjit do shembë perandorinë e krimit të secilit prej atyre që Edvin Rama, ka mbështetur me lejet e ndërtimit. Thellohen hetimet ndaj vrasësit të 4 oficerëve të policisë - Dritan Dajti, i implikuar në trafikun ndërkombëtarë të lëndëve narkotike TIRANE - Thellohen hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndaj Dritan Dajtit, i cili akuzohet për vrasjen e katër oficerëve të Policisë së Shtetit, disa ditë më parë në Durrës. Grupi hetimor i çështjes, mësohet se i ka shtrirë hetimet edhe më tej në kohë, duke tentuar të hedhë dritë mbi aktivitetin në ilegalitet të Dritan Dajtit, i cili mendohet se ndër të tjera, mund të jetë përfshirë edhe në trafikun e lëndëve narkotike. Lidhur me këtë hipotezë apo pistë të re, drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të dje se, hetuesit e çështjes, tashmë kanë nisur verifikimet si dhe po mbledhin të dhëna mbi veprimtarinë e mëparshme të Dritan Dajtit. Megjithatë, burimet shtuan se, për momentin nuk është ngritur një akuzë e re për trafik të narkotikëve ndaj tij nga organi i prokurorisë dhe se çdo informacion për të do të shqyrtohet në vijimësi. Sa i takon hetimit të ngjarjes së ndodhur në Durrës, të njëjtat burime pohuan se, puna hetimore për dokumentimin e saj ligjor vijon me intensitet. Prokuroria mësohet se ka mbledhur materiale të shumta hetimore, ndër to, dëshmi dhe prova të sekuestruara në vendin e ngjarjes ndër të cilat dy pistoleta, dy radio marrëse dhe disa telefona celularë, të përdoruara nga i pandehuri Dajti. Gjithashtu, hetuesit kanë bërë edhe rindërtimin e skemës së krimit. Ndërkohë që, mbeten në pritje të disa rezultateve të ekspertizave kriminalistike, të sendeve të sekuestrua në vendin e ngjarjes. Gati një javë më parë në Durrës, 4 oficerë të Policisë së Shtetit, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feskaj, humbën jetën në përpjekje për të arrestuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti, i cili hapi zjarr ndaj tyre. Operacioni për arrestimin e Dajtit u ndërmor nga sektori i operacioneve speciale pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit në plazhin e Durrësit pas informacione operative se i shumëkërkuari strehohej në këtë zonë bregdetare. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur dhe vetë Dajti, ndërsa u vra shoku i tij, Ledion Mara, me precedent penal të mëparshëm. Forcat e policisë prangosën Dritan Dajtin si dhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar të tij. Dritan Dajti, 39 vjeç nga Tirana, ishte në kërkim që prej nëntorit të vitit 2003, kur, u arratis nga Gjykata e rrethit të Tiranës, teksa procedohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj në vitin 1999 në kryeqytet. Për këtë ngjarje, Dritan Dajti u dënua në mungesë me 20 vjet burg, ndërsa me 9 vjet të tjera për arratisjen nga salla e Gjykatës së Tiranës. Graria ylberiste, nën efektet e teorisë së “papagallit” - Armela Imeraj kishte radhën dje të përsëriste ç’kishte thënë dy ditë më parë Ara Dade TIRANE - Pas pushimeve të nxehta në bregdet dhe nën ekspozimin e pastër të rrezeve të diellit, zëdhënësja e ylberistëve, Armela Imeraj, është kthyer dje nën urdhrat e Edvinit, duke zëvendësuar dhe përsëritur asgjë më shumë nga ç’tha dy ditë para saj Arta Dade. Menjëherë, pas mbërritjes në zyrat e selisë rozë, e sapo kthyera nga plazhi, Imeraj, mori urdhrat e para nga një tjetër i larguar, por me mandat të prerë, si Edi Rama. Ylberisti i kërkon me urgjencë, zëdhënëses besnike të tij, që të improvizojë një konferencë për shtyp, shpejt e shpejt, dhe të goditej qeveria, vetëm e vetëm, s’e i ka cenuar kartelet e mafies së ndërtimit dhe të krimit të organizuar. Burime pranë selisë rozë, bëjnë të ditur se Imeraj, fillimisht konteston, duke u mbrojtur me pretekstin se gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë shumë e dhënë pas ngjarjeve politike dhe se u druhej pyetjeve të mundshme, nga ana e gazetarëve. Mirëpo, kjo nuk përbënte justifikim për Edvinin, i cili e urdhëron në mënyrë të prerë, që të goditet qeveria, nëpërmjet një pseudo deklarate, pavarësisht efektit turpërues që mund të kishte për PS-në, në opinionin publik. Madje, pikërisht me këta të fundit, ylberisti, ka inat më vete, pasi humbjen e zgjedhjeve, e qan edhe prej mungesës së theksuar të votave. Kësisoj, vetëm pak ditë më parë, Edvini urdhëroi nga brigjet e largëta turistike, ku po pushonte, zëdhënësen e tij të betuar, Arta Daden, që të akuzojë policët e ndjerë që ranë në krye të detyrës javën e kaluar, se ishin treguar të papërgjegjshëm në operacion, për kapjen e Dritan Dajtit. Po papërgjegjshmëria politike e Edvinit, nuk ndalet këtu. Ai ka vazhduar ditë pas dite që të hedhë vallen e vdekjes së njerëzve, gjë, të cilën e përsëriti që nga rënia tragjike e 4 oficerëve të policisë së shtetit, një javë më parë në Durrës, gjatë tentativës për të prangosur një super vrasësi, si Dritan Dajtin. Të njëjtën gjë përsëriti dje edhe Armela madje, me akuza të turpshme dhe jashtë çdo standardi, për një vend demokratik dhe aspirant për BE. Mirëpo, standardin dhe zhvillimin e vendit nuk e njeh një specie në zhdukje, si kryetari i pa mandat, Edi Rama, i cili humbjen e zgjedhjeve, nuk e pranon si kosto të tij personale, por duhet me patjetër, që të tallet me shqiptarët, me çmenduritë e tij. Megjithatë, Edvinin nuk mund ta shpëtojnë dot, Armela, apo Arta...
...