E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenda vitit perfundon legalizimi i ndertimeve pa leje

Brenda viti do të përfundojë procesi i legalizimeve të ndërtimeve pa leje, procesi i verifikimit të vlefshmërisë së titujve të pronësisë mbi tokat bujqësore si dhe dixhitalizimi i informacionit. Këto janë disa nga objektivat e ministrisë së drejtësisë për reformën mbi të drejtat e pronave.

Sipas ministrit Halimi do të regjistrohen ndërtesat rezidenciale para vitit 91', ndërkohë që brenda viti 2017 do të përfundojë edhe procesi i lirimit të shtëpive të ish-pronarëve. Brenda dy viteve do të bëhet njohja e pronësisë së objekteve të shpronësuara dhe do të përfundojnë procesi edhe për 7000 mijë dosjet e mbetura në AKKP ku përfshihen edhe pronat e komuniteteve fetare.

Reforma për pronësinë u prezantua gjatë ditës së sotme para grupeve të interesit ku të pranishëm ishin përfaqësues të ministrive të linjës, të OSBE-së, EURALIUS, shoqata e pronarëve etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›