E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hemofilia 280 persona te prekur ne vend

280 persona në të gjithë vendin janë të prekur nga Hemofilia. Sëmundja që  nuk lejon mpiksjen e gjakut dhe pacienti rrezikon nga hemoragjia edhe në rastet e stresit apo lodhjes. Ajo është e trashëgueshme dhe prek meshkujt.

Në ditën botërore të kësaj sëmundje Kryetarja e Shoqatës së Hemofilisë, Vera Minga shprehet se problem për vendin tonë  është mungesa e faktorit të gjakut që janë jetësore për trajtimin e këtyre të sëmurëve.

Për të plotësuar nevojat e të sëmurëve hemofilik për këtë faktor Ministri i Shëndetësisë deklaroi se brenda majit do të sigurohet sasia e nevojshme.

Në Qendrën Spitalore Universitare ka filluar nga puna për ngritjen e një qendre për hemofilikët, ndërsa me ndihmën e Bankës Botërore po kryhet standartizimi i procedurave laboratorike që përdoren në laboratorin biokimik klinik të QSUT për kontrollin e faktorëve të koagulimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›