E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Reduktim i listes se gjelber per mbetjet e ngurta

Mbetjet e ngurta që do të importohen në vendin tonë pritet të reduktohen.
Ministria e Mjedisit propozon shkurtimin e listës së gjelbër në vetëm 30 lloje mbetjesh nga 56 lloje që janë aktualisht. Ministri Fatmir Mediu e deklaroi këtë në një takim konsultativ me specialistë të mjedisit dhe përfaqësues të biznesit të riciklimit, ku theksoi se vendimi do të merret brenda dhjetë ditësh pas diskutimesh me grupet e interesit.
Klasifikimi i mbetjeve në listën e gjelbër sipas përfaqësuesve të biznesit riciklues duhet të ndjekë të njëjten praktikë si në vendet europiane dhe se Ministria e Mjedisit duhet të jetë e hapur të përfshijë në listë lloje të caktuara mbetjesh, nëse biznesit riciklues i lind nevoja.
Ndërkohë një grup pune me specialistë të Ministrisë së Mjedisit dhe Drejtorisë së Doganave do të evidentojë mbetjet importi i të cilave është i ndaluar me qëllim shmangien e hyrjes së tyre në forma të tjera të jashtëligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›