E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Brenda vitit të parë të mandatit të dytë do të heqim vizat”

24/06/2009  Basha në Cërrik

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha, i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, gjatë një takimi me banorët e Cërrikut ka deklaruar se ka përsëritur premtimin për banorët e Cërrikut dhe gjithë Shqipërisë se në 6-mujorin e parë të vitit 2010 shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapësirën “Shengen”. “Cërriku nuk mund të trajtohet më si pronë e askujt, siç kanë bërë socialistët në 8 vjet, duke e lënë atë në varfëri dhe mjerim. Cërriku është pjesë e ndryshimit të gjithë Shqipërisë, të cilin e mundësoi Partia Demokratike dhe për këtë arsye ka ftuar edhe socialistët t’i bashkohen projektit evropian të PD-së”, - tha Basha. Sipas tij, për herë të parë Partia Socialiste ndodhet pa alternativë para zgjedhësve. “Prandaj dëshiroj këtu, nga ky shesh i tejmbushur i fitores së Partisë Demokratike, t’ju bëj thirrje vëllezërve dhe motrave socialiste, që janë të zhgënjyer dhe të braktisur nga udhëheqësi aktual i PS-së, të votojnë për ne. Vëllezër dhe motra, ejani dhe ju me ne. Shqipëria evropiane është projekti i të gjithëve ne. Ejani me ne, pasi në qershor të vitit 2010 do t’i heqim vizat për çdo shqiptar, të majtë e të djathtë”, - deklaroi Basha. Gjatë takimit ai premtoi zhvillim të madh të zonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›