Parimet e standardizimit, marrëveshje me rajonin
24/06/2009 Maqedonia dhe Mali i Zi
Drejtoria e përgjithshme e Standardizimit nënshkroi ditët e fundit një marrëveshje për bashkëpunim me institucionet homologe në Maqedoni dhe Malin e Zi. Sipas burimeve zyrtare nga ky institucion, këto marrëveshje janë nënshkruar në kuadrin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes organizmave homologe në rajon, që do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencës në fushën e standardizimit, kryesisht në plotësimin e kushteve që këto organizma të bëhen anëtare me të drejta të plota në organizmat ndërkombëtar. Këto marrëveshje do t’i shërbejnë zbatimit në praktikë të Marrëveshjes CEFTA të vitit 2006 (marrëveshje tregtare mes vendeve të rajonit), për eliminimin e barrierave teknike në tregti ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Po kështu, këto marrëveshje janë në shërbim të bashkëpunimit reciprok në fushën e standardizimit, në zbatim të parimeve dhe rregullave të adoptuara nga organizmat evropiane e ndërkombëtare në këtë fushë, të zhvillimit të tregtisë rajonale. Më anën e këtyre marrëveshjeve, palët e interesuara dhe kompanitë e ndryshme të prodhimit apo të shërbimeve, mund të gjejnë shumë lehtë standardet shqiptare, të cilat janë konform atyre ndërkombëtare.