Brendon Pllumaj, talenti 6-vjeçar shqiptar që mahniti Xho Frejzër
Quhet Brendon Pllumaj dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë famë si një talent i jashtëzakonshëm i boksit. Djaloshi 6-vjeçar me prindër emigrantë nga Shkodra të cilët janë stabilizuar në Miçigan, ngjason me një fëmijë të zakonshëm, por sa herë që hipën në ring, ai shfaqet si një gjeni i padiskutueshëm. Lëvizjet e shpejta, goditjet e forta e mbrojtja e mirë, por edhe fakti se stërvitet mes boksierëve profesionistë nuk kanë kaluar pa u vënë re. Në moshën 5-vjeçare, Brendon fitoi çmimin “Gjeniu i Vogël”, ndërsa videot e tij në “YouTube” filluan të përhapeshin me bujë. Pikërisht aty talenti i tij mahniti të madhin e boksit botëror, Xho Frejzërs, i cili kontaktoi menjëherë me trajnerin e “Albanian Bad Boy” dhe kërkoi një takim. Më 23 maj, ish-kampioni i botës, i cili fitoi duelin e shekullit përballë Muhamed Ali në vitin 1971, i dha boksierit të vogël shqiptar çmimin “Dragoi i Artë”.
#