E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenga per ekonomine

Kritikat per keqmenaxhimin e parase publike kane vazhduar edhe diten e hene. Pas drejtuesve te partise Aleanca Kosova e Re akuza te renda kane hedhur edhe zyrtaret e Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Deputeti i AAKse Haki Shatri e paraqiti brengosese situaten ekonomike ne Kosove. Ai tha se Raporti i Auditorit te Pergjithshem e paraqet me se miri keqmenaxhimin dhe shpenzimet e medha buxhetore qe po i krijojne shefat e kesaj qeverie.

Shikoni raportin e Auditorit aty jane verejtur parregullsi te shumta sa u perket shpenzimeve te parase publike dhe borxheve te vjetra prej rreth 90 milione eurosh e qe i takojne periudhes kohore prej 6 vjetesh borxh ky i cili sipas rregullores ne fuqi do te duhej te shlyhej tha deputeti Shatri. Anetari i Kryesise se AAKse gjate kesaj konference tha se pjesa e te hyrave nga Administrata Tatimore ne vitin 2009 ka qene 10 per qind me e vogel.

Ne pjesen e te hyrave Auditori ka konstatuar se te hyrat ne vitin 2009 nga Administrate Tatimore kane qene 10 per qind me te vogla sesa ne vitin 2008 dhe ne kete vazhdimesi te problemeve qe jane krijuar ne vecanti potencon borxhet e vjetra qe kane kaluar me shume se gjashte vjet e te cilat sipas ligjit ne fuqi duhet te shlyhen.
Ligji ne fuqi shpjegoi ai tregon se borxhet qe kalojne gjashte vjet pa u inkasuar shlyhen dhe kjo shume eshte hiq me e vogel se 90 milione euro.

Problem tjeter i theksuar sipas Shatrit jane edhe shpenzimet buxhetore te pakontrolluara dhe te panevojshme ne kohen e fundviteve me qellim te ikjes se teprimit te parase.
Deklaroj se ka nje disproporcion mes listes individuale te pagave dhe listes se Thesarit qe flet per nje ndryshim ne shume rreth 26 milione euro.

Kjo eshte e pasqyruar ne raportin e Auditorit Gjeneral dhe tregon se eshte shume me e larte se e njejta gje qe ka ndodhur ne vitin 2008 tha Shatri.

Sipas tij ka edhe mungese te theksuar ne pergjithesi te kategorite e shpenzimeve por ajo qe Auditori Gjeneral e fikson si mangesi teper te rende dhe shkelje te ligjit eshte rritja enorme e pagesave dhe shpenzimeve ne fund te vitit saktesisht ne dhjetor te cdo viti.

Kjo behet me qellim te ikjes se teprimit te parase apo suficitit sic e quajne organizatat buxhetore dhe pagesa pa kriter dhe pa u permbushur te gjitha kushtet e parapara per pagesat dhe kjo eshte teper shqetesuese ka theksuar Shatri.

Drejtuesit e partise AAK te gjeturat e Auditorit te ndermarrjet publike i kane konsideruar si mosefikasitet i Qeverise ne monitorimin e ketyre ndermarrjeve.

Po ashtu ne AAK u pohua se nuk ka pasur as raportim te gjendjes se ketyre ndermarrjeve ne Qeveri. Mungojne aktet nenligjore te MEFit per raportim planifikimi dhe ekzekutimi i buxhetit percillet me dobesi te theksuara sidomos tek investimet kapitale.

Nje dite me heret edhe Mimoza Kusari ne emer te AKRse tha se situata ekonomike ne Kosove eshte jashtezakonisht e rende.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›