E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci-Ashton Gati per takime ndershteterore me Serbine

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci ka zhvilluar sot nje takim me Perfaqesuesen e Larte te Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme dhe Siguri baroneshen Catherine Ashton

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka zhvilluar sot nje takim ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork me Perfaqesuesen e Larte te Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme dhe Siguri baroneshen Catherine Ashton.

Ne takim eshte biseduar per zhvillimet e fundit per Kosoven per hapat qe do te ndermerren pas opinionit pozitiv te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe Rezolutes se Asamblese se Pergjithshme te OKB-se per Kosoven vecanerisht hapat qe nderlidhen me bashkepunimin ndershteteror mes Kosoves dhe Serbise si dhe per perkushtimet e institucioneve te Kosoves per permbushjen e standardeve per integrim ne Bashkim Evropian posacerisht lidhur me procesin e liberalizimit te vizave ka njoftuar Zyra e Kryeministrit te Kosoves nepermes nje komunikate shtypi.

Me kete rast kryeministri Hashim Thaci theksoi se pas konfirmimit te ligjshmerise se Pavaresise se Kosoves nga GJND-ja dhe pas miratimit te Rezolutes nga ana e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe e njeh dhe e mbeshtete kete realitet politik juridik dhe kushtetues Republika e Kosoves eshte duke fuqizuar gjithe perkushtimet institucionale shteterore per permbushjen e te gjitha standardeve demokratike per integrim ne institucionet euro-atlantike.

Ne kete vazhde theksoi kryeministri Thaci Republika e Kosoves do te jete thellesisht e perkushtuar per forcimin e bashkepunimit rajonal ne interes te paqes te stabilitetit te zhvillimit te qendrueshem ekonomik si dhe te fqinjesise se mire si parakusht per integrimin e plote te rajonit te Evropes Juglindore ne BE dhe ne NATO.

Ne takim jane diskutuar edhe hapat qe duhet te ndermerren lidhur me bashkepunimin ndershteteror mes Kosoves dhe Serbise lidhur me tema te natyres teknike me interes per te dyja shtetet.

Kryeministri Hashim Thaci fillimin e ketij bashkepunimi ndershteteror e ka vleresuar si fillim te nje kapitulli te ri per thellimin e bashkepunimit mes shteteve te rajonit qe Republika e Kosoves e ka promovuar tashme nje kohe te gjate.

Une si kryeminister i Qeverise se Republika e Kosoves por edhe te gjitha institucionet e vendit jemi te hapur te bisedojme edhe me Serbine per temat ne interes te vendeve dhe qytetareve tane. Por ne asnjehere dhe ne asnje menyre nuk do te diskutojme per ceshtjet qe kane te bejne me rregullimin tone te brendshem shteteror. Ceshtja e statusit te Kosoves eshte permbyllur me 17 shkurt 2008 me shpalljen e Kosoves shtet i pavarur dhe sovran ne baze te Propozimit Gjithperfshires te Presidentit Ahtisaari. Ky realitet eshte konfirmuar edhe me opinionin e GJND-se dhe me Rezoluten e OKB-se ka theksuar kryeministri Thaci.

Ne takim eshte diskutuar edhe per hapat qe kane ndermarre dhe do te ndermarrin ne vazhdimesi institucionet e Republikes se Kosoves per permbushjen e te gjitha kritereve per integrim ne Bashkimin Evropian.

Kryeministri Hashim Thaci ne kete aspekt theksoi se Qeveria e Republikes se Kosoves ka bere te gjitha pergatitjet e duhura per pranimin e Udherrefyesit per liberalizimin e vizave si dhe ne vazhdimesi do te shtoje angazhimet per plotesimin edhe te kritereve tjera qe kane te bejne me pershpejtimin e procesit te integrimit evropian te Kosoves.

Nga ana e saj Perfaqesuesja e Larte te BE-se per Politike te Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton vleresoi larte perkushtimin e kryeministrit te Republikes se Kosoves Hashim Thaci dhe te qeverise qe ai drejton per fuqizimin e bashkepunimit rajonal ne sherbim te permbushjes se kritereve nga ana e vendeve te rajonit te Evropes Juglindore per integrim ne BE.

Baronesha Ashton me kete rast inkurajoi kryeministrin Hashim Thaci per gatishmerine e Qeverise se Republikes se Kosoves per te biseduar me Qeverine e Republikes se Serbise per ceshtjet e bashkepunimit ndershteteror mes dyja shteteve. Ashton ka theksuar se kjo qasje e komunikimit eshte ne interes te te gjitheve dhe i hap perspektive zhvillimore rajonit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›