Brescia mund t’i bashkojë vëllezërit Hetemaj
Skuadra italiane, Brescia synon të sjellë dy përforcime gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Në këtë skuadër luan mesfushori kosovar Përparim Hetemaj, të cilit së shpejti ka mundësi t’i bashkohet edhe vëllai i tij, Mehmet, i cili aktualisht aktivizohet me AlbinoLeffen në Serie B.
Në fakt, mediat italiane kanë raportuar të shtunën se Brescia po has në vështirësi për transferimin e mesfushorit të Nacional de Madeira, brazilianit Luis Alberto, andaj si alternativë të tij klubi nga Stadio Mario Rigamonti e ka mesfushorin kosovar me pasaportë finlandeze, Mehmet Hetemaj.
“Nëse Brescia arrin ta transferojë Mehmet Hetemajn, ai do ta gjejë aty vëllanë e tij, Përparimin”, shkruante ilfriuli.it. Brescia po mundohet po ashtu të përforcohet me sulmuesin e Livornos, Francesco Tavano.