E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxha e Shabani provohen te Polonya Botom

Nga Express më 30 janar 2011 në ora 12:24

Mesfushori i Hysit, Yll Hoxha dhe mbrojtësi i Ferizajt, Burim Shabani të dielën do të udhëtojnë drejt Polonisë, ku do të testohen te skuadra Polonya Botom. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxha për Express. “Unë dhe Burim Shabani do të udhëtojmë të dielën drejt Polonisë, ku për dhjetë ditë do të provohemi në Polonya Botom dhe më pas do të kuptohet se a do të mbesim aty apo jo”, tha Hoxha.

Ai mbetet me shpresë që t’i bind zyrtarët e trajnerin e Polonya Botomit për ta mbajtur në skuadër, ndonëse 23 vjeçari po e mundon një grip.

“Këto ditë, për fat të keq, jam i sëmurë nga një grip. Megjithatë, besoj se do t’i bind zyrtarët e asaj skuadre për të më mbajtur. Shpresoj që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Burimi”, u shpreh Hoxha i cili i falënderoi edhe drejtuesit e Hysit dhe trajnerin Arbnor Morina që e kanë lejuar të udhëtojë drejt Polonisë për t’u testuar te Polonya Botom.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›