E Diel, 1 Nëntor 2026

Nazime Visha dënohet 10 vjet burg: Më mëshironi, ai më shkatërroi jetën

visha-ne-gjyqTiranë- Nazime Visha u dënua sot nga gjykata me 15 vite burg, por për shkak të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar adoleshentja do të vuajë 10 vite burgim.

“Ai me kishte përdhunuar disa herë dhe e vrara nën këtë presion”,-duke kërkuar gjatë gjithë kohës mëshirë. “Dua mëshirë, ai më ka shkatërruar jetën, me falni dhe lejoni të rifilloj jetën time nga e para”, kërkoi Visha nga trupi gjykues para vendimit.

Pranoj krimin, ju drejtohem edhe si fëmijë, kërkojë mëshirë,-vijonte Visha, e akuzuar nga prokuroria për vrasjen e  Fiqiri Muçës. Në pretencën e saj prokuroria kërkoi 17 vite burg për Nazimen.

Avokatja e Nazimes kërkoi pafajësinë e klientës së saj për vrasjen e45-vjeçarit, teksa 2 vite burg për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në pretencën e 15 prillit prokuroria ka kërkuar deklarimin fajtore të Nazime Vishës për vrasjen e Fiqiri Muçës gushtin e vitit të shkuar. Gjatë leximit të pretencës në gjykatë, organi i akuzës kërkoi që Visha të dënohej me 16 vjet burg për vrasje, tre vjet për armëmbatje pa leje. Por në përfundim të gjykimit prokurori kërkoi 17 vite burg për Nazimen.

Në sallën e gjyqit prokurori i çështjes ka thënë se Nazimja është autore e një krimi, por nuk është kriminele, pasi sipas organit të akuzës 18-vjeçarja është abuzuar që në moshën 14 vjeçe. Nazime Visha akuzohej për ‘vrasje me paramendim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Më datën 13 gusht Visha ka vrarë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, të cilën 18-vjeçarja me akuzën se ai e kishte përdhunuar dhe donte ta trafikonte. Fiqiri Muça ishte i martuar dhe kishte pesë fëmijë. Sakaq Nazmie Visha ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se ka kryer marrëdhënie seksuale në moshë të mitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›