Breshëri automatiku në bulevard, vritet 1 person, plagosen 2 kalimtarë
FIER-Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën me breshëri automatiku sot pasdite në qytetin e Fierit, bëri të ditur policia e këtij qyteti për TVNews24.
Mësohet se shtetasi Spartak Xhaho, 40 vjec është qëlluar për vdekje me plumba automatiku teksa ishte duke ecur në bulevardin kryesor të qytetit pranë lagjes “11 Janari”, tek ish-hotel ‘Vjollca’. Mbi 40-vjecarin u zbrazën 14 plumba automatiku që e lanë të vdekur ne vend si dhe u plagosën 2 kalimtarë të rastit.
Ngjarja ndodhi në një zonë tepër të populluar që njihet dhe si shëtitore. Paniku u shtua kur pas ekzekutimit të 40-vjecarit, u njoftua dhe plagosja e 2 kalimtarëve që ishin pranë tij.
Policia e Fierit ndodhet në vendgjarje dhe po merr dëshmitë e para për të mësuar më shumë rreth automjetit nga ku persona ende të panjohur qëlluan me breshëri automatiku. Kanë nisur hetimet dhe mbi aktivitetet e viktimës për të zbuluar autorët e ngjarjes së rëndë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pogradec, sherri për pronën vë në pranga 3 persona