Në Shqipëri nuk ka pakica serbe, vetëm malazeze
01/12/2011 Flet kreu i shoqatës malazeze, Berhan Çuliçi: Minoriteti serb i sajuar
SHKODER- Në Shqipëri nuk ka minoritet serb, por vetëm ato minoritete që njihen nga të gjithë shtetet e botës, që janë grekët, maqedonasit dhe malazezët. Minoriteti serb është krijuar në kohën e ekzistencës së ish-Jugosllavisë. Kështu shprehet Burhan Çuliçi, kryetar i shoqatës malazeze në Shkodër, “Alba Montenegro”, i cili bën të ditur se një pjesë e mirë e anëtarëve të shoqatës së krijuar në fillim të viteve të demokracisë, si shoqatë serbo-malazeze, është larguar për t’iu bashkuar shoqatës së pakicave malazeze që ai drejton.
Pakica malazeze
Anëtarët që janë larguar nga shoqata serbo-malazeze “Moraça –Rozafa”, për t’iu bashkuar shoqatës së pakicave malazeze “Alba Montenegro” janë banorë të fshatit Vrakë të Malësisë së Madhe, të njohur si vrakaçorët dhe të njohur më përpara si pjesë e pakicave serbe në Shqipëri. Kreu i shoqatës së pakicave malazeze, “Alba Montenegro”, Burhan Çuliç, shprehet se vrakaçorët iu bashkuan kësaj shoqate pasi e dinin se nuk janë dhe nuk ndiheshin serb. “Bota njeh vetëm tri pakica, greken, maqedonasen dhe tonën, malazeze. Këto janë dhe në internet e kudo nëpër dokumentacione. Pakica serbe është e krijuar. Ka mbetur pakica serbo-malazeze kur ishte ish-Jugosllavia, pra ishin bashkë Serbia e Mali i Zi. Në momentin kur u nda veç Mali i Zi e veç Serbia, ne kaluam me gjykatë, u miratuam, u ndamë me mirëkuptim e me mirësi. Sot ne kemi kurse, kemi aktivitet tona”, thekson kreu i shoqatës malazeze Burhan Çuliçi. Nga ana tjetër, Çuliçi shprehet se ardhja në shoqatës “Alba Montenegro” të banorëve nga Vraka nuk shënon shpërbërjen e shoqatës së pakicave serbo-malazeze “Moraça Rozafa”, por fuqizimin e shoqatës së pakicave malazeze.