E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, sherri për pronën vë në pranga 3 persona

POGRADEC-Sherri për pronën ka vënë në pranga tre persona në fshatin Bucimas të Pogradecit. Sipas policisë bëhet fjalë për 27-vjecarin Bashkim Myrtezain, 42-vjecarin Arben Zerellarin dhe Marjus Zerellari 20 vjec.
Arrestimi është bërë pas denoncimit të një 55-vjecari, sipas së cilit tre personat e kishin kërcënuar vazhdimit me armë zjarri.
Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar armën tip automatik dhe një sasi prej 1300 fishekësh, ndërkohë që ndaj tre personave rëndojnë dy akuza ‘kanosja serioze’ dhe armëmbajtje pa leje.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›