Nafta “virgin”, bie kontrabanda individët akuzohen për mashtrim
01/12/2011 Merret e pandehur dhe kompania e naftës “Euroil”
TIRANE-Ndryshojnë akuzat për personat e arrestuar si të implikuar në kontrabandën e naftës virgin. Vendimi për ndryshimin e akuzave është marrë nga Prokuroria e Tiranës, e cila pas 10 muaj hetime, ka bërë kualifikimin e veprave penale nga ajo e “kontrabandës së hidrokarbureve” në “mashtrim me pasoja të rënda”. Veç kësaj akuze, njësia e përbashkët hetimore ka ngritur ndaj 17 të pandehurve edhe akuzat e falsifikimit të dokumentacionit dhe shpërdorimit të detyrës. Mësohet se mes të pandehurve në përgjegjësi penale është vënë dhe subjekti juridik që ka kryer mashtrimin e konsumatorëve. Sipas burimeve pranë Prokurorisë, kompania “Euroil” ka konsumuar elementë penale të mashtrimit me faturat e blerjes dhe shitjes së naftës virgin dhe nisur nga këto rrethana ajo është marrë e pandehur. Momentalisht grupi hetimor është në fazën e përpilimit të kërkesës për gjykim dhe se shumë shpejt dosja do i referohet për gjykim gjykatës së Tiranës. Mes të pandehurve të tjerë është dhe administratori i kompanisë “Euroil”, Hajri Elezaj, i cili aktualisht është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është arratisur nga vendi i qëndrimit të caktuar nga gjykata e Tiranës. Pas tij, në listën e administratorëve të vënë nën akuzë është dhe shtetasi Iljaz Fisheku, i cili drejton kompaninë “Fisheku” sh.a. Aktualisht të 17 të pandehurit e dosjes janë në liri, ndërsa tre prej tyre janë shpallur në kërkim ndërkombëtar si Bledar Rama, që mendohet se fshihet në Greqi, Hajri Elezaj që mendohet se fshihet në Shqipëri, si dhe një shofer kamioni. Ndërsa për sa i përket mosardhjes së përgjigjeve të 6 letërporosive të dërguara në disa shtete të Evropës, burimet pranë Prokurorisë shprehen se hetimi për këtë çështje do ndahet dhe menjëherë sa të mbërrijnë përgjigjet nga jashtë, do rifillojnë sërish hetimet, për të verifikuar nëse është eksportuar naftë virgin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE apo jo. Momentalisht i vetmi shtet që ka kthyer përgjigje për llogari të hetimit është Irlanda, e cila vërtetonte se nga Shqipëria nuk kishte hyrë asnjë litër naftë virgin në pikat doganore të saj. Ndërkohë që përgjigje pritet nga Greqia, Italia, Serbia, Mali i Zi dhe Gjermania.
E.Qyno