E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Breshëri dëmton të mbjellat në Peqin, banorët të pashpresë për prodhime bujqësore

Një stuhi breshëri ka goditur ditët e fundit fshatrat Shezë dhe Gjocaj në Peqin duke shkatërruar tërësisht të mbjellat e stinës. Rreth 20 hektarë pjeshkë është dëmtuar në mënyrë të pa rikthyeshme, ndërsa dëmtime kanë pësuar edhe kulturat e tjera.

Fermerët thonë se ndihen të pashpresë pasi të gjitha investimet e një viti u shkatërruan në pak minuta. Në kohën që ata do ta nxirrnin produktin në treg breshëri ua dëmtoi.

Të njëjtin fat ka pësuar dhe kultura e grurit. Pak ditë nga korrja, fermerët e humbën prodhimin.

Fermerët kanë kërkuar ndihmë te drejtoria e bujqësisë në bashki, ndërsa sipas tyre, siguracioni i prodhimit, nuk u vlen në krahasim me fitimet e vogla që marrin.

Fermerët e kësaj zone jetojnë vetëm me këto produkte si e vetmja mundësi mbijetese. Ata thonë se një breshër i tillë kishte rënë edhe para 20-të vitesh , por këtë vit dëmi ishte më i madh pasi produkti ishte gati për treg.

Gazetar: Norel Zaimi 

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›