E Diel, 1 Nëntor 2026

Breshëri plumbash drejt makinës në Lushnjë, gjendet një automjet i djegur (VIDEO)

Të shtëna më armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se tre persona kanë qëlluar me breshëri drejt një automjeti në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misto Mame” e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Uniformat blu, sipas informacioneve paraprake, kanë gjetur atje dhjetëra gëzhoja.

Pak pas kësaj ngjarjeje në fshatin Lifaj, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet e autorëve.

Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj ka siguruar pamjet e makinës së djegur.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›