Agon Mehmeti, “Ibra” shqiptar i Palermos

/* */
PALERMO, 4 janar 2012 - Agon Mehemeti është basti i ri i dyshes drejtuese të Palermos, Zamparini-Katani.
Shtatlartë, i shpejtë, i pëlqen të lëvizë shumë dhe në fazën ofensive.
Shqiptari me pasaportë suedeze, i mbiquajtur “super sub”, apo “zëvendësuesi i madh”, pasi sa herë që hyn në lojë shënon thuajse gjithmonë, pas stërvitjeve me shokët e rinj të skuadrës është gati të debutojë në Serinë A.
I prezantuar para mediave të Palermos, Mehmeti tha: “Krahasimi me Ibrahimoviç? Ai është sigurisht një lojtar i madh dhe e tregon gjithmonë këtë, si me Kombëtaren suedeze ashtu dhe me Milanin.
“Por, mua më frymëzon loja e tij”, - tha Mehmeti në sallën e shtypit në Bokadifalko, - por mos më krahasoni me të, pasi kemi cilësi të ndryshme, edhe pse provoj shpesh të imitoj dhuntitë e tij. E vetmja gjë që na bashkon është fakti se kemi luajtur të dy te Malmoe”.
Por, kush është Agon Mehmeti?
“Jam një sulmues i tipit 360 gradë, kam luajtur si anësor edhe te Malmoe, ndërkohë që Ibra ka luajtur si sulmues qendre. Mua më pëlqen të luaj shumë gjatë dhe në qendër të sulmit.
“Super sub? Është një nofkë e lindur nga fakti që kam realizuar shumë gola duke hyrë si zëvendësues gjatë lojës.
“Tani mendoj vetëm për Palermon, të përqendrohem në këtë aventurë dhe të rritem në këtë skuadër.
Do të jap në 100 për qind për të arritur të gjitha objektivat”.