Brezovica pa teleferik, largon turistët

Qendra e Skijimit në Brezovicë rrezikon që në këtë dimër të mos presë fare turistë për shkak se tash e disa ditë është jofunksional teleferiku, i cili bën bartjen e vizitorëve në pikat e larta të terrenit për skijim. Për këtë arsye, edhe ata pak turistë, që kanë ardhur nga Tirana, nuk do të qëndrojnë më gjatë se një ditë, ngaqë kushtet për të qëndruar më gjatë nuk janë të favorshme.
Për këtë problem ankohet edhe trajneri i skijimit, i cili kujdeset për t’i mësuar të gjithë ata që e duan këtë sport.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Shtërpcës ka thënë për KTV-në se problemet me teleferik janë të lidhura me disa defekte të energjisë elektrike. Brezovica, fshat në komunën e Shtërpcës, dikur ishte qendra më e madhe turistike në rajon për sportet dimërore dhe llogaritej si më e kompletuara për zhvillimin e aktiviteteve dimërore. /Indeksonline/