E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq: Europa ka nevojë për Serbinë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Europa ka nevojë për shtetin e Serbisë.

Daçiq ka folur edhe për Platformën serbe për Kosovën, duke thënë se është një “thirrje” për perëndimin, për t’i dhënë fund dialogut teknik me Prishtinën, transmeton b92.

Edhe pse sipas tij, ky dialog me Prishtinën, nuk është teknik dhe çdo ditë po merrë kahje politike.

Sipas të parit të qeverisë serbe, pjesë e dialogut me Prishtinën duhet të jetë edhe presidenti Tomislav Nikoliq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›