Poseduesit e 70 kg drogë rezistencë policisë greke

Sekuestrohet 70 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek. Nga operacioni i kryer nga policia greke ka mbetur i plagosur lehtë një oficer policie, ndërkohë që janë arrestuar 4 shtetas, midis tyre një 32-vjecar shqiptar.
Mësohet se në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur Kalpaqi, policia greke i ka bërë me shenjë ndalese një makine. Drejtuesi nuk i është bindur thirrjes së policisë, por ka rritur shpejtësinë, duke përplasur mjetin me të cilin udhëtonin efektivët grek.
Si pasojë një polic grek është plagosur lehtë, ndërkohë që është bërë e mundur edhe ndalimi i makinës ku është sekuestruar marijuana.
Në automjet udhëtonin 1 shqiptar 32-vjear identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije dhe 3 persona të huaj, një i ri një grua dhe një shtetase në moshë të re romune. Policia ka arrestuar personat, ndërkohë që ka nisur hetimet./Indeksonline/