E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet trupi i shoferit të mbytur në kanalin e Butrintit

Kamioni i drejtuar nga Flamur Hasani është përmbysur nga mjeti i lundrimit teksa tentonte të kalonte kanalin mesnatën e së mërkurës. Megjithë kundërshtimin e punonjësve të lundrës për të mos e kaluar kamionin e ngarkuar me tulla, viktima nuk iu bind urdhrave. Kamioni është rrëzuar nga mjeti lundrues pa u nisur ende për të kaluar.

Gjatë ditës se djeshme është kërkuar pothuajse në të gjithë zonën ku ndodhi aksidenti për të gjetur viktimën, ndërsa është bërë e mundur nxjerrja e kamionit të përmbysur. Mëngjesin e sotëm polumbarët e repartit RENEA mundën ta gjejnë rreth 800 metra larg vendit të tragjedisë trupin e pajetë të viktimës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›