Ronaldo: Kombëtarja? Atje kam disa armiq
Ndërsa trajneri i Kombëtares, Dunga, ka bërë të ditur se mund ta thërrasë në ekip Ronaldon, fenomeni është ai që frenon gjithçka: "Në Kombëtare isha si i shtëpisë. Por tani nuk jam. Di që atje brenda kam disa armiq, edhe pse nuk i di motivet", ka deklaruar në një intervistë të dhënë gjatë programit "Bem Amigos", të kanalit sportiv "Sporttv". "Së fundmi kam hasur në disa kundërshti. Le të themi nga ata që udhëheqin në Kombëtare". I pakënaqur ka përfunduar: "Dhe nuk flas vetëm për vete, por gjej rastin të flas edhe në emër të lojtarëve të tjerë të mëdhenj, të cilët kanë luajtur në Kombëtare". Por në asnjë moment nuk e ka bërë të ditur emrin e armikut.