Brichambaut në Durrës: Procesi zgjedhor të jetë i hapur
DURRES- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Marc Perrin de Brichambaut ka bërë thirrje nga qyteti i Durrësit për zhvillimin e një procesi të hapur zgjedhor në 8 Maj. Ai ka zhvilluar një takim me krerët vendorë, ndër të cilët me kryetarin e bashkisë Vangjush Dako, duke theksuar se mbështet debatin publik që i jep mundësinë qytetarit të jetë më i qartë në zgjedhjen e tij.
“Jam shumë i kënaqur për atë që dëgjova në lidhje me përgatitjen e listave të zgjedhësve, ne e dimë që ka një interes shumëe të madh në nivel lokal për zgjedhjet lokale dhe vetë njerëzit janë shumë të interesuar. Njerëzit duan të dinë kë do kenë kryetar Bashkie dhe ne shpresojmë shumë që të jetë një debat i hapur demokratik, por mbi të gjitha që të respektojë pikëpamjet e të gjithve.
Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, pasi falenderoi prezencën e OSBE në Tiranë për mbështetjen që jep në këtë proçes, tha se në qytetin e Durrësit brenda 7 marsit do të përfundojë korrigjimi i listave zgjedhore që janë publikuar dy muaj më parë. Shumë shpejt ne do të kemi gati listat përfundimtare të zgjedhësve në qytet, tha Dako.
(m.a/News24/BalkanWeb)