Rama: Protestë më 15 mars, për viktimat e Gërdecit
FIER- Kryesocialisti Rama deklaroi sot nga qyteti i Fierit se PS do të hyjë në zgjedhje për të larguar regjimin e Berishës, ndërsa ftoi fierakët t’i bashkohen protestës së radhës në 15 mars në 3 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit
Duke bërë thirrje për pjesmarrjen në protestën që do të mbahet në Tiranë Rama u shpreh:- ‘Në 15 mars do jemi të gjithë bashkë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të larguar këtë regjim vrastar. Saliu duhet dhe do të largohet, ky popull do zgjedhje të lira. Qeveria ka kryer tradhti të rënda dhe ne jemi e vetmja shpresë në këtë vend.’
Në këtë takim ishte i pranishëm dhe djali i Faik Myrtaj, protestuesit i cili mbeti i vdekur gjatë protesës së 21 janarit. Rama bëri të ditur se Partia Socialiste e mirëpret në radhët e saj të birin e Myrtaj i cili humbi jetën për një Shqipëri më të mirë.
(e.m/BalkanWeb)