E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bridge prezantohet ne West Ham

Ish-mbrojtësi i përfaqësueses së Anglisë, Uayne Bridge, është prezantuar tashmë në rradhët e Uest Ham, në formë huazimi nga Manchester City deri në fund të sezonit. 30-vjecari, që ka luajtur edhe për Chelsea dhe Southampton, është një përforcim për Uest Ham, që mbyllin renditjen e Premier League me vetëm 20 pikë në 22 ndeshje.

“Në këtë moment kemi nevojë për një shtysë, që të mund të krijojmë besimin se mund tja dalim. Bridge ka eksperiencën dhe cilësinë e duhur për të ndihmuar skuadrën të ringrihet. Është një përforcim i nevojshëm për ne dhe shpresojmë që tani të dalim sa më shpejt nga pozitat e vështira, në të cilat ndodhemi”, vlerësoi ish-trajneri i Chelsea.

Tekniku, Avram Grant, ka qenë nën presion që kur ka marrë drejtimin e skuadrës dhe tashmë duhet të përballet me realitetin e renditjes. E megjithatë vetëm dy pikë e ndajnë Uest Ham, që vjen nga suksesi 2-1 përballë Birmingham në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Ligës, nga vendi i 14 që mbahet nga Fulham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›