E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi largohet presindeti Ben Ali. Vendi ne kaos

Rivendosja e ligjit dhe rendit mbetet prioritet në Tunizi. Largimi i presidentit Ben Ali ka zhytyur dhe më vendin në kaos ndërsa gjatë gjithë natrës  kanë vazhduar trazirat   Korrespondentët njoftojnë nga Tunisi, se policia ka rrethuar qendrën e kryeqytetit të vendit afrikano-verior. Kafene dhe dyqanet po qëndrojnë të mbyllura.

Në natën duke u gdhirë dita e shtunë në qytet kishte trazira dhe plaçkitje. Banda plaçkitësish dolën në rrugë. Tunisi është në errësirë të poloitë  pasi dhe mungesa e enrgjisë është dekretuar nga autoritetet, por as kjo nuk dukët se ka shkurajuar protestuesit apo plackitësit ndërsa dëshmitarë flasin dhe për arrestime të njëpasnjëshme.

Kryeministri Mohamed Ghanouchi foli në televizionin shtetëror për një kaos të plotë të sigurisë. Autoritetet shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Pas ikjes së Ben Alisë në Arabinë Saudite  Ghanouchi morri përsipër edhe postin e presidentit. Ai paralajmëroi bisedime me përfaqësuesit e partive politike për veprimet e mëtejshme. Presidenti autokrat i shtetit Ben Ali, i cili u rrëzua nga pushteti pas 23 vitesh u pranua nga Arabia Saudite. Të premten mijëra vetë në kryeqytetin Tunis kërkuan dorëheqjen e tij.

Të enjten presidenti Zine El Abidine Ben Ali kishte pranuar perceptimin e gabuar të problemeve sociale, si edhe kishte njoftuar uljen e çmimeve për produktet bazë ushqimore, si dhe shfuqizimin e censurës së internetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›