E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria i bën “gropën” Stoiçkov pranë shkarkimit

Nga Bledar Kuka
Pas barazimit 0-0 me Shqipërinë në Sofie, trajneri i Bullgarisë, Hristo Stoickov rrezikon shumë që të shkarkohet. Madje, media bullgare e bën të mbaruar largimin e tij që, sipas tyre, do të ndodhë në këtë muaj. Nuk është gënjeshtër e 1 prillit, sepse është shkruar para kësaj date. Gazeta "Tema Sport" shkruan se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Bullgare të Futbollit do mblidhet për ta shkarkuar ish-yllin e futbollit botëror, ndërsa "7 dni sport" boton të dhënat e një sondazhi, sipas të cilit 97 për qind e tifozëve bullgarë janë për shkarkimin e Stoickovit. "Tema Sport" shkruan se, nëse Bullgaria do kishte humbur me Shqipërinë, shkarkimin e trajnerit vendas do të ishte bërë që atë mbrëmje. Ndërkaq, gazeta tjetër sportive "Meridian Match" shkruan se Stoickov ka mosmarrëveshje edhe me ndihmësin e tij, Dimitar Dimitrov. Këtë e ka pohuar presidenti i Sllavias së Sofies, Vencisllav Stefanov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›