E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozët holandezë kundër trajnerit Marko Van Basten

Nga Bledar Kuka
Edhe Marko Van Basten nuk është aspak i dashur nga tifozët tulipanë. Sipas gazetës holandeze, "De Telegraf", përqindja më e madhe e tyre kanë votuar për largimin e ish-sulmuesit të madh, duke deklaruar se "ai nuk është trajner". Një pjesë e madhe e tifozëve e quajnë Van Bastenin arrogant dhe që nuk di të mbajë marrëdhënie normale me lojtarët. Holanda, sidoqoftë, është në vend të parë të Grupit G eliminator të Euro 2008, me 14 pikë, 3 më shumë sesa Rumania, por me një ndeshje më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›