Tirana ndal Flamurtarinvendosin Pejic e Plaku
TIRANE- Tirana ka triumfuar 2-1 ndaj Flamurtarit duke ndalur skuadren kryesuese te kampionatit ne nje ndeshje spektakolare te zhvilluar ne Qemal Stafa. Bardheblute kane treguar edhe njehere se mbeten nje skuader e frikshme pavaresisht renditjes dhe emrave qe kane ne perberje. Flamurtari nuk tregoi per asnje moment superioritet ndaj Tiranes e cila fale dyshes Pejic-Plaku por edhe rikthimit ne formacion te kapitenit Devi Muka ka dominuar ne cdo aspekt. Fitorja ben qe skuadra e Nevil Dedes te futet serish mes pretendenteve ndersa kreu tashme eshte vetem 7 pike larg. Rikthimi i Tiranes tremb jo pak edhe dyshen Skenderbeu-Dinamo teksa blute jane vetem 2 pike perpara rivaleve te kryeqytetit.
Takimi i sotem nisi me nje Tirane me kerkuese nderkohe qe Flamurtari i ka besuar shume kundersulmit te shpejte dhe topave te dhena ne zonen kundershtare per Daniel Xhafajn. Pas 24 minutash loje nje goditje denimi e ekzekutuar nga Muka gjen koken e Pero Pejic qe e dergon ne rrjete duke kaluar Tiranen ne avantazh. Me pas bardheblute kane administruar qetesisht rezultatin ndersa sulmet e vlonjateve nuk kane qene aq te frikshme. Por ne fillimin e pjeses se dyte ishte Daniel Xhafaj ai qe shenoi duke barazpeshuar gjithcka. Megjithate Tirana nuk u kenaq me barazimin duke sulmuar gjithe kohes. Pejic e Plaku humben disa mundesi por kjo deri ne minuten e fundit te ndeshjes. Sebino Plaku arriti te shenonte golin e fitores pas nje krosi te Zizovic duke i dhene Tiranes tre pike te arta ne renditje. Me fitoren e djeshme bardheblute ngjiten ne kuoten e 21 pikeve dhe tashme mund te konsiderohen edhe ata si rivale per titull. Flamurtarit nderkohe i duhet te shpresoje qe Teuta te ndale Skenderbeun ne takimin e se henes ne Durres per te ruajtur te paprekur kreun.
Ne diten e terheqjes se Arben Lazes si aksioner i klubit Elbasani ka arritur te fitoje 3-2 ndaj Bylisit ne nje takim deciziv per te ardhmen e saj ne Superlige. Sfida e sotme duhej fituar me cdo kusht per verdheblute te cilet tashme kane dale disi nga letargjia duke prishur serine e humbjeve radhazi. Miqte nga Ballshi shenuan te paret ne minuten e 57-te me ane te Fjodor Xhafes por 2 minuta me pas Endri Dalipi barazoi shifrat. Sadiku shenoi golin e dyte per Elbasanin ne minuten e 63-te ndersa Bega barazoi shifrat ne te 71-ten vetem 1 minute perpara se te dilte me karton te kuq. Ndeshja u mbyll me nje gol te Radovic ne minutat shtese qe i dha 3 pike te arta Elbasanit qe ka kaluar Besen ne renditje.
Ndeshjet sot
Java e 13-te e Superliges do te vijoje te dielen me dy takime te tjera. Ne Peqin Shkumbini do te prese Lacin ne nje sfide aspak te lehte duke pare edhe faktin se kurbinasit kane 3 pike me shume ne renditje. Nderkohe Vllaznia do te prese ne Loro Borici Kastriotin ku nje fitore do ta barazonte me pike me Tiranen.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb