E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vata “transferon” Von Heesenin te Apolon Limasol

Një tjetër punë e bukur e menaxherit shqiptar të FIFA-s, Rudi Vata. Trajneri i njohur gjerman Thomas Von Heesen e ndihmësi i tij, Hagen Reck, tashmë do të jenë në bankinën e skuadrës qipriote Apollon Limasol.
"Tratativat me klubin qipriot nuk ishin të lehta, por falë emrit të madh të Van Hessenit, i cili më parë ka drejtuar edhe Arminian e Bielfeldit e Nurmebergun në Bundesligën gjermane, marrëveshja u mbyll me sukses", - tha Vata (ne foto me trajnerin Vasil Bici) për "albania-sport.com".
47-vjecari Thomas Van Hessen ka qenë trajneri i Fatmir Vatës, Klodian Duros e Ervin Skelës, kur këta luanin te Arminia e Bieleldit.
"Do ta konsideroja një tjetër sukses të menaxherëve shqiptarë, të cilët kanë fituar autoritet në Europë dhe përfaqësojnë jo vetëm futbollistë cilësorë, por dhe trajnerë të njohur", - shtoi ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, i cili më parë ka qenë pjesë e grupit të menaxherëve që janë marrë me transferimet e italianit Valter Zenga në Rumani e Serbi e gjermanit Pier Litbarski në Japoni e Skoci.
"Qipro është bërë një vend shumë tërheqës për trajnerët me karrierë të spikatur, madje më parë në Qipro ka drejtuar edhe gjermani Dietmar Ferner, i cili disa vite më parë ishte shumë pranë kalimit në stolin e Partizanit', - përfundoi drejtuesi i grupit "Vata Vision Football Management".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›