E Diel, 1 Nëntor 2026

Brindizi, kapet skafi me 1.7 ton drogë, arrestohen 5 shqiptarë

Operacioni, në bashkëpunim me Kapitenerinë e portit të Brindizit, u zhvillua rreth 15 kilometra nga bregu, bën të ditur edicioni online i të përditshmes italiane “Corriere della Sera”.

Sipas gazetës, motoskafi kishte pësuar një defekt, ndërkohë që 5 personat po tentonin ta shkarkonin drogën. Policia italiane ndaloi shqiptarët dhe tërhoqi skafin deri në mol.

Sipas të dhënave të Kapitenerisë së Portit, alarmin e dha një peshkarexhë e cila sinjalizoi te roja bregdetare e Otrantos praninë e motoskafit.

Fillimisht u mendua për klandestinë, por më pas u dallua që në bord ishin vetëm pesë persona dhe disa mbajtëse si ato që përdoren për të kontrabanduar cigare.

Mandej Kapiteneria njoftoi Guardia di Finanzan, e cila dërgoi dy mjete të vetat si dhe një helikopter duke arrestuar shqiptarët dhe sekuestruar drogën.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-03-08 20:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›