Vlorë, 10 mijë $ për “kokën” e grabitësve të bankës

“Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në lidhje me këtë ngjarje vë në dispozicion numrin e telefoni 06941 05 397 si dhe shumën prej 10 000 $ (dhjetë mijë dollarë) për çdo qytetar që jep informacion që çon në identifikimin apo kapjen e autorëve. Garantojmë anonimitetin e plotë për këdo që jep këtë informacion!”, thuhet në njoftim.
Ngjarja
Tre persona të maskuar rreth orës 11:00 të së enjtes kanë tentuar të vjedhin filialin e një banke në zonën e Skelës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 persona të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri kanë hyrë brenda në bankë. Njëri prej tyre ka qëlluar me armë duke plagosur punonjësin e sigurisë së brendshme shtetasin V. T., i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Menjëherë më pas personat janë larguar në drejtim të paditur pa mundur që të marrin asnjë vlerë monetare nga banka. Në lidhje me këtë ngjarje nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është bërë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën me dije policia. /S.Ll/Start/
2012-03-08 16:51