E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mein kampf, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndaluar

Dritëro Agolli

Hitleri e bëri këtë teori bazë të filozofisë së tij, e cila çoi botën në një luftë të përgjithshme

Nuk jam për botimin e librave që nxisin urrejtjen dhe ngjallin një terror shpirtëror. Kështu shprehet shkrimtari Dritëro Agolli, i cili nuk mund të mbetet jashtë debatit pro dhe kundër botimit në shqip të manifestit politik të Hitlerit, Mein Kampf.
Sipas Agollit, në shumë vende të botës Mein Kampf është një libër i ndaluar për masat, në një kohë që ai mund të lexohet e të shfrytëzohet nga historianët e specialistët, të cilët mund ta gjejnë atë fare mirë nëpër biblioteka, apo në gjuhë të huaj. Edhe pse ai është i vetëdijshëm për lirinë e botimit dhe të shprehjes dhe që jetojmë në një kohë kur botohet gjithçka, Agolli nuk e sheh të udhës botimin e një libri të tillë. Aq më tepër kur Shqipëria njihet botërisht si një ndër vendet e pakta që kanë mbrojtur hebrenjtë nga shfarosja naziste.
Cili është mendimi juaj për librin e Hitlerit, nëse duhet hequr nga qarkullimi, duhet të ndiqet botuesi penalisht apo duhet lejuar?
Në shumë vende të Europës ky libër është ndaluar, sepse aty shprehet e gjithë teoria e Hitlerit e bazuar mbi racizmin, ku trajtohet teoria e racave. Sipas Hitlerit, vetëm raca ariane është e pastër. Duket qartë influenca e Niçes në filozofinë e Hitlerit. Mein Kampf është influencuar nga Niçja, madje e ka tejkaluar filozofinë e tij, kështu që për mua, në tërësinë e tij libri është racist dhe nxitës luftërash. Ne, siç na njohin edhe të huajt, kemi mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i kemi ndihmuar të shpëtojnë nga shfarosja. Ne ishim një nga vendet e rralla të Europës që mbrojti hebrenjtë nga egërsia naziste.
Edhe pas 75 vjetësh që është shkruar, ky libër përbën kërcënim e rrezik edhe sot që të lexohet dhe të botohet?
Këto libra në përgjithësi studiohen nga historianët, të cilët e kanë lexuar edhe në gjuhë të huaja, por këto shtypen me tirazh të kufizuar dhe gjendet në biblioteka, por jo për lexim masiv. Por, në kohën aktuale, atë dixhitale, është tepër e vështirë për të kufizuar edhe këto lloj librash, sepse mjetet e përhapjes janë të shumta. Në përgjithësi, edhe si mendim botëror, ky libër vazhdon të jetë i ndaluar në mjaft vende, me sa di unë.
Ju vetë jeni që libri sduhet të përkthehet dhe botohet?

Kopertinba e librit

Po të mos përkthehet dhe të bëhet pjesë e librarive, libri është më e vështirë të lexohet pasivisht. Megjithatë, në një kohë kaq pluraliste dhe ku shtypi boton shumë gjëra, dhe akuza ndaj njëri-tjetrit, edhe ky libër të duket si një nga të gjitha. Por, unë personalisht nuk jam për botimin e këtyre librave që nxisin urrejtjen dhe ngjallin një terror shpirtëror, veçanërisht kur ne kemi shpëtuar nga vdekja dhe zhdukja hebrenjtë që ishin në Shqipëri.
Kemi dhe libra të tillë si Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror të Samuel Huntington që bën parashikime për përplasjen e ardhshme botërore, megjithatë është pritur mirë edhe pse ka ndezur shumë debate. Nuk ju duket se me librin e Hitlerit kthehemi te censura e dikurshme dhe te librat e ndaluar?
Por, rasti i Hitlerit është i tillë që teoria që ai proklamon dhe zbatimi i saj përgjaku gjithë botën. Teorinë e tij Hitleri e ka zbatuar dhe ka dhënë efektet e veta, rreth 6 milionë hebrenj u zhdukën nga Gjermania naziste e ushqyer me teorinë e Hitlerit dhe filozofinë e Niçes. Këtu nuk kemi thjesht një teori se si do të jetë e ardhmja e botës, por Hitleri e bëri këtë teori bazë të filozofisë së tij, e cila çoi botën në një luftë të përgjithshme.

500 kopje mësohet të jetë tirazhi i Mein Kampf, librit të Adolf Hitlerit, hedhur në treg nga shtëpia botuese Belina H. Edhe pse shitjet kanë rezultuar shumë të mira, botuesi Beqir Haluli është në dilemë nëse duhet ta ribotojë atë, sidomos pas gjobës prej 100 mijë lekësh, vënë nga ZSHDA.

Botuesi, gjobë nga Zyra e të drejtave
Për shkak të mungesës së kontratës së të drejtave të autorit, botuesi i Mein Kampf në shqip, Beqir Haluli, është gjobitur nga Zyra Shqiptare e të Drejtave të Autorit me 100 mijë lekë të rinj. Botuesi e ka pritur qetësisht gjobën, duke qenë se ai është i vetëdijshëm që këtë botim e ka realizuar pa siguruar më parë të drejtën e autorit nga Landi i Bavarisë, që e zotëron atë dhe pa e regjistruar në ZSHDA.

Shitjet, libri në kopjet e fundit
Debati që shkaktoi botimi i librit Mein Kampf i Hitlerit në gjuhën shqipe shërbeu në të njëjtën kohë edhe si publicitet për shitjen e librit. Qysh me dhënien e lajmit, në të gjitha libraritë e Tiranës vërshuan të interesuarit për të blerë librin e ndaluar, pavarësisht çmimit. Prej ditës së shtunë që libri është hedhur në treg, në raftet e librarive rezultojnë të kenë mbetur vetëm kopjet e fundit.

Intelektualët: Pro, por me parathënie
Të gjithë e dinin se do të vinte një ditë që libri i Hitlerit do të botohej edhe në shqip. Gjatë këtyre ditëve të debatit, shumica e intelektualëve shqiptarë, njerëz të letrave, janë shprehur pro botimit të Mein Kampf, duke qenë se të gjithë e kanë të drejtën e informimit, por me kusht që libri të shoqërohej nga një parathënie shkencore, e përgatitur nga profesionistë të fushës së historisë, apo kritikës, që do të shpjegonin se çështë ky libër.

Rosenthal: Mein Kampf, ndesh me historinë e Shqipërisë

Këshilltarja e Clinton, në Tiranë për fushatën e tolerancës

Nga takimi i djeshëm në MTKRS

Botimi i librit të Hitlerit bie ndesh me historinë e popullit shqiptar. Kështu u shpreh dje Hannah Rosenthal, përfaqësuese e sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Clinton, në një konferencë për shtyp, mbajtur në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Të përfshira në një fushatë që promovon bashkekzistencën dhe harmoninë fetare kudo në botë, dy përfaqësueset amerikane, Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith, kanë ardhur edhe në Tiranë për tu takuar edhe me pushtetarët shqiptarë, tek të cilët kanë gjetur mbështetje në këtë nismë të tyre. Në konferencën e djeshme, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu dhe ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi, Rosenthal, e cila është edhe në krye të Zyrës Kundër Antisemitizmit në administratën Obama, u pyet edhe mbi një çështje e cila ka shkaktuar debat në Tiranë. Bëhet fjalë për botimin e librit Mein Kampf të Adolf Hitlerit nga shtëpia botuese Belina H. Duke u shprehur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtja e të drejtës së shtypit dhe të folurit është themelore, Rosenthal tha se njerëzit kanë të drejtë të botojnë nëse disponojnë të drejtën e autorit. Sipas saj, gjithçka mund të botohet, por në rastin konkret duhet të jetë objekt debati edhe mes mësuesve, politikanëv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›