E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Përparimi ka ngecur, qeveria e lodhur nga pushteti

Tiranë- Ende në Shqiqëri mbizoteron një atmoserë e polarizuar, teksa përparimi ka ngecur që nga viti 2009. Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu gjatë një interviste për television ‘AS’.

Kam ndjesinë se ka një farë padurimi apo nervozizmi nga ana e popullsisë kohët e fundit dhe kjo është gjë e mirë. E përsëris, pranohet gjerësisht se përparimi ka qenë mjaft mbresëlënës, por, sërish, pyetja është çfarë është bërë kohët e fundit? Sidomos po të marrim parasysh faktin se që nga 2009 përparimi ka ngecur dhe për pasojë frustrimi është në rritje. Ka ende një atmosferë të polarizuar. Kur sheh rreth e rrotull institucionet, mungesën e efikasitetit të tyre, ti vret mendjen: ku po shkojnë?- tha Arvizu.

Ambasadori i SHBA-ve,Arvizu u shpreh se edhe pse qeveria ka bërë përparime, është lodhur nga pushteti.

Qeveria ka bërë përparim në disa fusha por ka një term që kam dëgjuar ta përshkruajë këtë, lodhja nga pushteti- tha ambasadori.

Duke shtuar se reformat e ngecura mund të kthejne vendin prapa, diçka që nuk do ta pranonin shqiptarët.

Jam shumë i qartë kur them se reforma ka ndalur dhe, në fakt, është pothuajse një situate në të cilën nëse nuk ka përparim dhe fillohet nga një pikënisje e ulët, praktikisht mund të ketë kthim prapa. Por unë nuk shoh që kjo të jetë duke ndodhur. Dua të them se sinqerisht, nuk e besoj se njerëzit do ta duronin këtë. Mendoj se çdo qeveri që të jetë në fuqi, qoftë e PD qoftë e PS, në qoftë se ata do të përpiqeshin të kthenin pas disa nga reformat, të riktheheshin në disa nga segmentet e errëta që kanë kaluar, nuk mendoj se njerëzit do ta pranonin këtë. Përgjigja e shkurtër për pyetjen tuaj është se nuk e shoh këtë rrezik. Duket se ka një qëllim të unifikuar kombëtar për sa i përket drejtimit të ardhshëm të shoqërisë dhe vendit. Çështja është kush do ta udhëheqë këtë përparim- shtoi ai më tej lidhur me pyetjen se kur do mund të ishte Shqipëria në një stad me Çekinë dhe Poloninë.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›